📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Shengjin sd

Një 22-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja për tentativë vrasje është kapur në Shëngjin, me qëllim ekstradimin.

Në njoftimin e policisë thuhet

Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë siguruar informacion se një shtetas në kërkim ndërkombëtar fshihej në Lezhë.

Bazuar në informacionin e shkëmbyer në kohë reale me partnerët spanjollë, nëpërmjet rrjetit ENFAST, u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Fast”, si rezultat i të cilit u kap në Shëngjin dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Spanjë, shtetasi:

-O. P., 22 vjeç, lindur në Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Madridi, pasi Gjykata Juzgado Instruccion 2 Ibiza, Spanjë, më datë 18.05.2026, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprën penale “Vrasja”, mbetur në tentativë.

Vijojnë procedurat për ekstradimin e shtetasit O. P., në Spanjë“.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights