📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
6acca88c6d1e1
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Arrameras të Fushë-Krujës, ku humbi jetën një 16-vjeçar që punonte si kamerier në një restorant. I mituri dyshohet se u shty nga kolegu i tij brenda ashensorit të mallrave, në formë shakaje, por situata përfundoi në tragjedi pasi ashensori u shkëput. Viktima mësohet se ishte nipi i pronarit të restorantit. Ngjarja ndodhi më 11 tetor 2026, në ambientet e restorantit në pronësi të 62-vjeçarit Afrim Vathi, në fshatin Arrameras. Sipas të dhënave paraprake, 16-vjeçari ndodhej në ambientet e punës, kur kolegu i tij, 26-vjeçari Endri Stafuka, dyshohet se e ka shtyrë brenda ashensorit të mallrave, në formë shakaje. Në vijim, ashensori është shkëputur aksidentalisht dhe i mituri ka pësuar dëmtime të rënda nga përplasja, të cilat i kanë marrë jetën. Një tjetër detaj i rëndë që mësohet për këtë ngjarje është se 16-vjeçari ishte nipi i pronarit të restorantit. Në lidhje me ngjarjen, Policia e Krujës ka arrestuar në flagrancë 26-vjeçarin Endri Stafuka, i dyshuar për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”. Në pranga ka përfunduar edhe pronari i restorantit, Afrim Vathi, 62 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e aksidentit tragjik dhe përgjegjësitë e mundshme ligjore të personave të përfshirë.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights