📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Image
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg 35-vjeçarin e arrestuar dy ditë më parë për grabitjen e Paskuqanit. Para togave të zeza, ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. “Maskat i kam qejf dhe i përdor për Halloween, pasi festoja i hidhja poshtë. Kjo mund të jetë një nga ato maskat”, mësohet të ketë deklaruar ai. Kësisoj, nuk ka thënë asnjë fjalë as për bashkëpunëtorin e tij në grabitjen e argjendarisë më 5 gusht. Ky i fundit është ende në kërkim nga blutë. Kujtojmë se 35-vjeçari u arrestua në flagrancë në Qafë-Thanë teksa po mundohej të largohej nga Shqipëria. Ai ishte ndjekur e përgjuar për disa ditë nga policia, metodë kjo për të rënë në gjurmët e shokut të tij. Siç mund ta shihni në video, policia sekuestroi një armë zjarri automatike, veshjet, maskat e silikonit dhe një krehër me fishek. Këto të fundit, u zbuluan pas kërkimeve intensive një ditë pas grabitjes (6 gusht), në një zonë të pyllëzuar të fshatit Zgafnur. 4 ditë pas ngjarjes, ashtu siç e kemi raportuar më herët, në vendin e quajtur “Liqeni i Qinamit”, është gjetur edhe motomjeti i përdorur për arratisjen nga vendi i ngjarjes. Autorët, të maskuar, morën sende me vlerë rreth 1.5 milionë lekë të rinj, vlerë kjo e përllogaritur nga policia dhe pronari i argjendarisë. Atë ditë, ata u arratisën përmes rrugicave periferike të Kamzës, çka la të kuptohet se e njihnin mjaft mirë zonën.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights