📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
800 0 60346480 355511848410197 5051642363487715328 n 1 696x465

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) njoftoi se, në kuadër të transparencës dhe informimit publik, ka nisur verifikimet pas një komunikimi ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk për një rast të dyshuar helmimi të disa kursantëve.

Sipas AKU-së, menjëherë pas marrjes së informacionit janë kryer kontrolle në subjektin “SORI-AL”, i cili ofron shërbimin e catering-ut për këtë institucion. Nga inspektimi në ambientet e shpërndarjes së ushqimit në Akademinë e Sigurisë rezultoi se aktiviteti kryhej në kushte të përshtatshme higjieno-sanitare, ndërsa u konstatua se në këtë ambient nuk zhvillohej proces gatimi, pasi ushqimi vinte i gatshëm nga kuzhinat e “Garnizonit Skënderbej” në Tiranë.

Gjatë kontrollit u evidentuan produkte të gatshme për konsum si pilaf, makarona, fasule, sallam dhe kos, nga të cilat u bllokuan 85.9 kg dhe u morën mostra për analizim mikrobiologjik në laboratorët e ISUV.

AKU bëri të ditur se ndaj subjektit u vendos masë administrative me gjobë 100 mijë lekë për mungesë të një sistemi të plotë gjurmueshmërie.

“Në vijim të hetimit, inspektimet u shtrinë edhe në ambientet e prodhimit të subjektit “SORI-AL” në Garnizonin “Skënderbej”, pranë Akademisë së Forcave të Armatosura. Në momentin e kontrollit nuk u gjet proces pune në zhvillim, ndërsa nuk kishte produkte të gatshme, pasi ato shpërndahen menjëherë pas prodhimit.

Megjithatë, inspektorët morën mostra për analizë nga produkte si djathë i bardhë, kos, vezë dhe sallam. Po ashtu, u bllokuan 67.3 kg produkte dhe 1350 kokrra vezë. Edhe për këtë subjekt u vendos një tjetër gjobë në vlerën 100 mijë lekë, për mungesë të sistemit të plotë të gjurmueshmërisë”, njofton AKU.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit thekson se do të vijojë ndjekjen e rastit dhe marrjen e masave të nevojshme, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights