Kopshti dhe aku 1024x576

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konfirmuar se shkak i helmimit të fëmijëve në kopsht kanë qenë vezët e kontaminuara me salmonelë.

Sipas njoftimit të AKU Elbasan, analizat konfirmuan se vezët e përdorura në kopshtin Nr.1 në Gramsh janë me salmonelë.

Analizat e mëparshme të AKU-së për mishin e pulës dhe qumështit rezultuan negative.

16 fëmijë dhe psikologia e kopshtin u helmuan nga ushqimi, prej të cilëve 6 fëmijë morën trajtim në spital dhe më pas vijuan mjekimin në banesë.

Skandali me helmimin në kopshtin e Gramshit u shënua para 1 jave.

Ndërkohë, edhe Prokuroria e Gramshit ka nisur një hetim për këtë ngjarje.

Kryebashkiaku i qytetit, Besion Ajazi, ka bërë thirrje më herët që të pritet përfundimi i hetimeve.

Nga ana tjetër, prindërit e fëmijëve që u helmuan në kopsht kanë shprehur shqetësim për ngjarjen e rëndë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights