Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Tuneli i llogarase 1024x768

Duke nisur nga nesër, 24 Maj, hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë.

Vepra që shkurton distancën drejt bregdetit të jugut dhe që i shërben sezonit turistik do të jetë pa pagesë deri më 15 Shtator.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherazi edhe zv/kryeministre, Belinda Balluku, tha se do të ndalohet kalimi vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë.

Tuneli i Llogarasë është më i gjati në Shqipëri, prej 5.9 kilometrash.

Për të shijuar bukurinë e bregdetit jonian nga Dukati, ku është hyrja e tunelit, deri në fshatin Palasë do të duhen vetëm 10 minuta nga 40 minuta që nevojiteshin për të përshkuar kthesat e Llogarasë. Falë tunelit e gjithë distanca nga Tirana në Dhërmi do të na marrë vetëm 1 orë e 45 minuta.

Tuneli konsiderohet si një ndër veprat më të mëdha publike dhe pritet të ketë impakt të drejtpërdrejtë në turizmin dhe ekonominë e vendit.

Tuneli i Llogarasë u hap edhe gjatë sezonit turistik të vitit të kaluar dhe u mbyll më pas për të vijuar me fazën e fundit të punimeve që u zhvilluan në vjeshtë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights