Shiu i meteorëve Orionid do të mahnisë vëzhguesit e qiellit natën e së hënës, 20 tetor deri të martën, 21 tetor, shkruan Forbes.
Duke qënë se me 21 tetor pritet hënë e re, qielli i natës do të jetë plotësisht pa dritë hëne, duke ofruar kushtet më të mira per te shikuar shiun e meteoreve.
Për më tepër këtë vit do te duken në qiell dhe Kometa Lemmon (C/2025 A6) dhe Kometa SWAN (C/2025 R2).
Fakte kyçe
Orionidet shkaktohen nga pluhuri dhe mbeturinat e lëshuara nga Kometa e Halley-t, e cila orbiton diellin çdo 76 vjet. Vetë kometa nuk do të kthehet deri në vitin 2061.
Toka kalon gjurmët e pluhurosura të Halley-t çdo tetor, me dhjetëra meteorë të ndritshëm që vijnë nga grimcat që përplasen në atmosferë me shpejtësi të lartë.
Kometat Lemmon (C/2025 A6) dhe SWAN (C/2025 R2) janë aktualisht të dukshme me dylbi në veriperëndim dhe jugperëndim.
A shihen me sy të lirë kometat?
Kometat Lemmon dhe SWAN do të shihen më mirë gjatë një harku kohor prej 30 minutash që fillon rreth 1 ore pas perëndimit të diellit.
Nëse ndriçojnë mjaftueshëm, mund të jenë të dukshme me sy të lirë nga qielli i errët rural, megjithëse ka më shumë të ngjarë të shihen me dylbi.
Si te shihni shiun e meteorëve?
Nëse keni dylbi ose një teleskop, përdorini ato vetëm për kometat sepse kjo do të kufizojë shikimin tuaj dhe do ta bëjë pothuajse të pamundur të shihni ndonjë meteor.
Sipas NASA-s,për meteorët, sa më i errët të jetë qielli, aq më mirë. Shkoni të paktën 20 deri në 30 milje nga kufijtë e qytetit për t’i shpëtuar ndotjes nga drita, dhe jepini syve tuaj 20-30 minuta për t’u përshtatur me errësirën.
Orioni do të lindë pas mesnatës, prandaj në orët e para të 22 tetorit ka të ngjarë të shihni më shumë yje që bien