Capture 555

Kur vjen muzgu ata dalin rrugëve, nga dy nga tre, të maskuar si vampirë, si fantazma, si shtriga dhe trokasin nëpër dyer duke thirrur: Të ëmblën a të thartën? (Süßes oder Saures). Është Halloween – dita kur fëmijët lejohen të ngacmojnë fqinjët, sepse nëse ata nuk u japin ëmbëlsira, mund t’u bëjnë ndonjë rreng, pra, për t’i thartuar. 31 tetori është dita kur duhet të kesh ca ëmbëlsira në dollap.

Po nga vjen ky zakon? Thonë që është një shpikje e industrisë amerikane të konsumit, si Coca Cola, ose Santa Claus, apo trëndafilat e Shën Valentinit. Sepse edhe industria e Halloween-it nuk lodhet së tregtuari kunguj plasikë dhe maska të frikshme në mbarë botën. Ca thonë që vjen nga keltët, pra nga një festë e tyre në fund të tetorit,e quajtur “Samhain”, me të cilën keltët festonin korrjet në fillim të dimrit. Por kisha, e cila bënte ligjin në të gjithë Evropën në Mesjetë, e shpalli natën duke u gdhirë 1 nëntori në festën e Të Gjithë Shenjtorëve. Që atëherë 1 nëntori është ditë pushimi, pra, festë zyrtare në disa lande të Gjermanisë me shumicë katolike.

Halloween rrjedh nga “All Hallows Eve” – ​​mbrëmja para Ditës së Gjithë Shenjtorëve. Është dita e përkujtimit dhe lutjeve për të vdekurit. Të cilët, sipas besimit të krishterë presin Ditën e Fundit, që përkon me rishfaqjen e Krishtit. Në krishterimin e hershëm njerëzit besonin se kjo ditë do të vinte shpejt. Por kjo nuk ndodhi. “Dhe pastaj,” shpjegon antropologia kulturore nga Boni Dagmar Hänel, “njerëzit pyesnin veten gjithnjë e më shpesh: Çfarë po ndodh në të vërtetë me shpirtrat, çfarë po bëjnë ata? Si mund ta kalojmë këtë periudhë në mënyrë të kuptimtë? “Dhe kështu lindi koncepti i purgatorit: një lloj stacioni i ndërmjetëm midis vdekjes dhe përjetësisë, në të cilin njeriu fillon të pastrohet nga mëkatet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights