Tasoulas web 960x600 1

Greqia ka një president të ri. Konstantinos Tasoulas, ish-kryetar i Kuvendit dhe deputet i Demokracisë së Re, u zgjodh këtë të mërkurë si kreu i ri i shtetit.

Tasoulas, që ishte edhe kandidati i partisë në pushtet të Kyriakos Mitsotakis, siguroi 160 vota nga 300 që janë gjithsej në parlament. Në procesin e votimit morën pjesë në total 276 ligjvënës grekë.

Kyriakos Mitsotakis dhe Konstantinos Tasoulas

Për të zgjedhur Tasoulas u deshën katër raunde votimi. Në të fundit mjaftonte një shumicë e thjeshtë prej 151 votash që të merrte detyrën.

Tasoulas zëvendëson në këtë detyrë Katerina Sakellaropoulou-n, mandati i të cilës mbaron më 13 Mars. Në të njëjtën ditë do të betohet edhe Tasoulas.

Në fjalën e tij pasi u zgjodh presidenti, Tasoulas bëri thirrje për përpjekje kombëtare dhe kohezion shoqëror duke shtuar se “Greqia dhe grekët kanë kërkesa për siguri kombëtare, progres, mbrojtje civile dhe drejtësi”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights