📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Droga 2 1024x565
13 persona janë arrestuar nga Policia e Shkodrës në kuadër të operacionit të koduar “Shkolla të Pastra”, pas tre muajsh hetime për shitjen e lëndëve narkotike në qytet. Sipas Policisë, personat e arrestuar dyshohet se ishin të organizuar në disa grupe dhe shisnin drogë në doza, kryesisht pranë shkollave dhe në ambiente të tjera publike në Shkodër. Mes të arrestuarve, katër prej tyre, të moshave 18 deri në 39 vjeç, rezultojnë me precedentë kriminalë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. “F. G., 39 vjeç, I. T., 35 vjeç, S. K., 25 vjeç, L. M., 18 vjeç, të katërt banues në Shkodër dhe me precedent kriminal për prodhim dhe shitje të narkotikëve; Q. G., 36 vjeç, M. P., 21 vjeç, L. D., 28 vjeç, E. M., 20 vjeç, E. F., 21 vjeç, E. F., 23 vjeç, Gj. K., 21 vjeç dhe M. Gj., 18 vjeç, të gjithë banues në Shkodër; A. S., 21 vjeç, banues në Malësi të Madhe”, njofton policia. Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi 1 kilogram e 670 gramë kanabis, një pjesë e ndarë në doza dhe e paketuar për shitje. Gjithashtu, u sekuestruan dy automjete, 14 telefona celularë, tre peshore elektronike dhe qese që dyshohet se përdoreshin për paketimin e drogës. Operacioni u zhvillua nga specialistët e Hetimit të Narkotikëve në Policinë e Shkodrës, nën drejtimin e Prokurorisë, pas një hetimi tre-mujor. Të 13 personat dyshohen për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. Materialet i janë dërguar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights