Holta zacaj kryetarja e gjykates kushtetuese
A janë nën përgjim gjyqtarët në Gjykatën Kushtetuese? Teksa deklaroi se ende s’ka një përgjigje, Zaçaj tha se GjK mbështet veprimtarinë e çdo organi ligjzbatues. “Gjykata nuk ka asnjë informacion në lidhje me sa është shkruar për një përgjim të mundshëm apo të pretenduar ndaj gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Pasi u informuam në lidhje me këto lajme, trupa vendosi t’i drejtohem kreut të SPAK Altin Dumani me kërkesë për informacion, për ndonjë hetim apo kallëzim ndaj ndonjë gjyqtari përsa kohë veprimet e pretenduara i referohen një vendimmarrje konkrete të gjykatës ku vetë SPAK është palë. Shkresa është dorëzuar zyrtarisht të mërkurën (19 Shkurt) dhe ende nuk kemi një përgjigje zyrtare nga ai institucion. Ndërkohë si kryetare informova zotin Dumani se nuk jam vënë në dijeni nga asnjë gjyqtar për ndonjë ndërhyrje apo ushtrim të ndonjë forme ndërhyrjeje të papërshtatshme nga avokatë, funksionarë politikë, publikë apo subjekte të tjera bazuar në nenin 10, pika 3 të ligjit tonë. Gjykata mbështet çdo veprimtari të organeve ligjzbatuese në ushtrim të jurdiksionit të tyre, gjithmonë në përputhje me kompetencat që njeh Kushtetuta dhe ligji”, tha Zaçaj gjatë konferencës për mediat.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights