📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Kushtetuesja1 1024x572

Ka nisur sot në 7 korrik në GJKOO seanca gjyqësore në ngarkim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Veliaj nuk është i pranishëm në seancë. Kjo, pasi ka refuzuar të qëndrojë në kafazin e xhamtë. I pranishëm në sallë është Valmir Xoxa, një nga të dyshuarit në këtë proces.

Çfarë ndodh në seancë?

Mësohet se Veliaj ka dërguar një deklaratë përpara gjykatës. Ai ka thënë se dëshiron që të përfaqësohet në proces nga avokati i tij, Plarent Ndreca. “Kam marrë dijeni për seancën gjyqësore. Dëshiroj të përfaqësohem nga avokati Plarent Ndreca”, ka thënë kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa nuk është e pranishme në GJKKO. Edhe ajo përfaqësohet nga avokati.

Ajola Xoxa kërkon pezullimin e shqyrtimit gjyqësor me 63 ditë, pasi është me leje lindje

Ajola Xoxa ka kërkuar pezullimin e shqyrtimit gjyqësor për 63 ditë, duke thënë se është me leje lindje. Avokati i Xoxës ka thënë në seancë se klientja që ai mbron ka lindur më 29 qershor me prerje cezariane dhe se nuk mundet të komunikojë lirshëm as me të vetë. Ndaj, avokati kërkon pezullim të procesit.

SPAK ktheu përgjigjen, duke thënë se Kodi i Procedurës Penale nuk e njeh pezullimin për këto shkaqe. Po ashtu, Prokuroria e Sipas SPAK, seanca ka nisur në shtator dhe e pandehura Xoxa nuk është paraqitur në asnjë seancë.

 

Më herët, gjykata i ka refuzuar Veliajt këkesën për transmetim live të seancës gjyqësore. Po ashtu, është rrëzuar edhe kërkesa për të mos qenë në kafazin e xhamtë.

Prokurori i çështjes Ols Dado ka argumentuar se qëndrimi në kafaz nuk përbën trajtim poshtërues. Sipas tij, qëndrimi në të është një masë e domosdoshme për të garantuar një proces të sigurt.

Kujtojmë se Prokuroria ka ngritur 13 akuza ndaj Erion Veliajt, duke përfshirë korrupsion pasiv në disa raste, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në burg. Sipas SPAK, shumica e akuzave lidhen me marrje të përfitimeve të paligjshme në 9 raste, ku kompanitë e përfshira kanë përfituar leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia Tiranë, në këmbim të favoreve monetare dhe pasurive të paluajtshme.

Edhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet për korrupsion pasiv në 9 raste, si dhe për fshehje të të ardhurave, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash.

Personat e tjerë të akuzuar përfshijnë biznesmenë të ndryshëm, të cilët sipas prokurorisë kanë kryer korrupsion aktiv ndaj funksionarëve të lartë dhe të zgjedhurve vendorë, si dhe fshehje dhe pastrim të të ardhurave të paligjshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights