📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Meta
Gjyqi ndaj ish presidentit Ilir Meta është shtyrë më datë 15 tetor. Shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e avokatëve të ish presidentit, të cilët po zbatojnë bojkotin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë. Sakaq gjykata ka pezulluar afatet e paraburgimit dhe ka gjobitur me dy avokatët e Metës dhe Kryemadhit me nga 5 mijë lekë. Në seancë ish-presidenti Ilir Meta shprehu se mungesa e avokatëve po përdoret në mënyrë abuzive për të pezulluar afatet e paraburgimit. “Sikurse e dini nga përvoja në këtë çështje, ashtu sikurse edhe prokurorët e dinë, unë kam qenë i pranishëm qe prej ditës së parë. Në mënyrë abuzive përdoret mungesa e avokatëve për pezullimin e afateve të paraburgimit, në mënyrë që të mos më njihet asnjë ditë burg. Nuk e kuptoj konfliktin mes avokatëve dhe Gjykatës. Unë nuk mund t’i kërkoj avokatit tim të humbas licencën. E kundërshtoj kërkesën e prokurorisë që të pezullohet ecja e afateve të paraburgimit. Unë jam këtu dhe jam që të vijoj gjykimi, ose ndryshe ky konflikt është i stisur. Unë kam kërkuar ndërhyrjen e Kuvendit, unë nuk jam shkak i këtij konflikti”, tha Meta.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights