Screenshot 15 6 1024x576

Është hedhur këtë të premte, më 27 shkurt, shorti për përcaktimin e trupës gjykuese që do të shqyrtojë çështjen penale ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Raportohet se seanca do të drejtohet nga gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri në rolin e kryesueses, ndërsa në përbërje të trupës do të jenë edhe gjyqtaret Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.

Sjellim ndërmend se më 9 shkurt, 1 vit pas arrestimit të tij, Gjykata e Posaçme vendosi kalimin për gjykim të dosjes që përfshin Erion Veliajn.

Tre gjyqtarët e përcaktuar me short elektronik, do të gjykojnë kreun e bashkisë më të madhe në vend, bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, biznesmenin Elman Abule, të pandehur të tjerë, si dhe subjekte juridike, që do përballen me GJKKO-në, në një gjyq publik. Janë 18 persona fizik dhe pjesa tjetër janë shoqëri, që përballen me akuza për pastrim parash.

Kryebashkiaku u vu në pranga më 10 shkurt të vitit 2025,  i akuzuar për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, korrupsion pasiv në 9 raste, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në qeli.

Bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, akuzohet për mosdeklarim pasurie, fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash, ndërsa në dosje është e përfshirë edhe ish-deputetja Klotilda Bushka për veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.

Ndërkohë, studiot e huaja ligjore në mbrojtje të Veliajt, Kasowitz dhe Mishcon de Reya, pretendojnë se ai po përballet me një persekutim të qartë politik.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights