Img 6600.jpeg

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka refuzuar sot një tjetër kërkesë të Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në lidhje me kontrollet e kryera nga Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH).

Ankimi i Xoxës lidhej me kundërshtimin e kontrolleve të ushtruara në ambientin e identifikuar si Apartamenti 11/4, në godinën ‘Sky Tower’, të cilin pala mbrojtëse e ka cilësuar si një magazinë. Gjatë operacionit të zhvilluar nga BKH në janar të këtij viti, autoritetet sekuestruan disa sende me vlerë, të cilat konsiderohen të rëndësishme për hetimin.

Përveç kundërshtimit të kontrolleve, Xoxa kishte kërkuar edhe kthimin e celularit të sekuestruar, por kjo kërkesë u refuzua një ditë më parë nga gjyqtari Engert Pëllumbi. Me vendimin e sotëm, gjykata ka lënë në fuqi veprimet e ndërmarra nga BKH në kuadër të hetimeve në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights