Deputetja e PD-së, Ina Zhupa deklaroi sot se Gjykata Kushtetuese pranoi padinë e PD-së për Butrintin.
Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa e konsideron këtë një lajm të mirë.
“Viti nis mbarë me një lajm të mirë për Butrintin. Padia pranohet nga Gjykata Kushtetuese e cila fton të gjitha palët të çojnë argumente dhe prova brenda datës 27 Janar 2023. Më pas do zhvillohet seancë publike! Gjykata Kushtetuese do rri në lartësinë e emrit dhe pozicionit që ka! Butrinti do fitoi”, shkruan Zhupa.
Partia Demokratike ka depozituar më 14 nëntor 2022 në Gjykatën Kushtetuese padinë kundër koncesionit të Butrintit.
PD i kërkuar, Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e ligjit për koncesionin e Butrintit dhe pezullimin e menjëhershëm të këtij ligji, për shkak se krijon dëme të cilat do të ishin të pariparueshme nëse do të pritej deri në momentin e shfuqizimit.
Padia është firmosur nga 36 firma të deputetëve, nga të cilat 32 janë të PD, 3 firma të PL dhe 1 është deputeti Dashamir Shehi dhe është e shoqëruar me 3623 faqe prova.