📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Gentjan Bejtja1

Gjykata e Apelit ka dënuar me 12 vite e 8 muaj burg Ilir Beqarajn, sot më 6 nëntor.

Ai akuzohet për vrasjen e Gentjan Bejtjas dhe ishte dënuar në Shkallën e Parë me 24 vite heqje lirie.

Prokuroria e Tiranës dërgoi në gjyq Ilir Beqarajn më 18 mars 2025, të njohur edhe me mbiemrat Brahimi e Mançellari, si një nga autorët e vrasjes së Gentjan Bejtjas, ngjarje e ndodhur në 15 Mars 2024 në Larushk të Fushë Krujës.

Beqaraj dyshohet për vrasje, mbajtje pa leje të armëve dhe falsifikim të dokumenteve. Përmes një njoftimi zyrtar, Prokuroria sqaronte se Beqaraj ishte përfshirë në vrasjen e 43-vjeçari në rolin e ndihmësit.

Akuza e kryeqytetit deklaronte se kishte arritur të gjejë gjurmë AND-je të Beqarajt, në automjetin që autorët kanë përdorur për t’u larguar, pasi dogjën makinën e krimit.

Profil AND-je në të njëjtën makinë u gjet edhe për shtetasin Flodian Plaku.

Kujtojmë se Gentjan Bejtja u vra me breshëri kallashnikovi në banesën e tij në Larshuk pasditen e 15 Marsit të vitit 2024. Në 2023, në një atentat ku dyshohej se objektiv ishte po Bejtja, mbeti i vrarë kunati i tij.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights