📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Gyujuh

Eraldo Fizi, ish bashkëshorti i Xhuana Nikollajt, i akuzuar se shkaktoi vetëvrasjen e saj, është lënë në burg nga Gjykata e Tiranës.

Mësohet se gjatë seancës me dyer të mbyllura Fizi të ketë thënë: “Unë jam vetëdorëzuar, jam i penduar dhe jam gati të përgjigjem para drejtësisë për çfarë kam bërë”.

Seanca u zhvillua nën drejtimin e gjyqtares Matilda Fetahu.

Fizi dyshohet për veprën penale të shkaktimit të vetëvrasjes, si dhe për dhunë fizike në një rast.

Ai u arrestua dy ditë më parë pas më shumë se 6 muajsh në arrati, pasi ishte shpallur në kërkim që në mars të këtij viti.

Sipas hetimeve, Fizi dyshohej se kishte ushtruar dhunë ndaj ish-partneres së tij, Xhuana Nikollajt, e cila më pas konsumoi medikamente dhe ndërroi jetë në spital.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights