if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Jamarber malltezi 1024x621

Jamarbër Malltezi do të vijojë të qëndrojë në “arrest shtëpie”.

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e dhëndrit të Sali Berishës, i cili kërkon ndryshim të masës së sigurisë nga “arrest në shtëpi” në një masë tjetër më të lehtë.

Malltezi i kishte bërë rekurs vendimit të 14 Prillit 2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin. Por, edhe trupa e Gjykatës së Lartë e la në fuqi masën e sigurisë arrest në shtëpi, duke mospranuar kërkesën për rrëzimin e saj.

Jamarbër Malltez ndodhet nën masën e sigurimit ‘arrest në shtëpi’ që prej Nëntorit të vitit 2023.

Jamarbër Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Akuza të cilat dhëndri i ish-Kryeministrit Sali Berisha i ka mohuar. Edhe vetë Berisha është i akuzuar për të njëjtën dosje. Sipas SPAK, Malltezi ka përfituar 5.4 milionë Euro gjatë këtyre procedurave, i favorizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Kujtojmë se më datë 30 Qershor 2025, në orën 10:00, është seanca e parë për gjykimin në themel për dosjen ku akuzohen Berisha, Malltezi dhe 3 të pandehurit e tjerë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights