Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka vendosur të rihapë pjesërisht shqyrtimin gjyqësor të çështjes së vrasjes së të miturit Martin Cani, ngjarje e ndodhur pranë shkollës “Fan Noli” në Tiranë.
Trupi gjykues ka vlerësuar se është e nevojshme hartimi i një raporti të ri psikologjik për autorin e dyshuar të ngjarjes, M. P, si edhe për të plagosurin L.M.
Seanca e radhës është caktuar për më 1 korrik, ku pritet të shqyrtohet edhe çështja e raportit psikologjik.
Ngjarja e rëndë që tronditi opinionin publik ndodhi në 18 nëntor 2024 në afërsi të shkollës “Fan Noli” në kryeqytet.
I pandehuri M.P. u dënua më datë 9 dhjetor 2025 me 16 vite burg për vrasjen e Canit dhe tentativën e vrasjes së shokut të tij.
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 16 vite burg autorin e vrasjes me thikë të Martin Canit më 18 nëntor 2024, pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”.
15-vjeçari, M.P., u shpall fajtor për dy vepra penale: atë të vrasjes në rrethana të tjera cilësuese, por edhe për vrasje të mbetur në tentativë ndaj shokut të viktimës, L. M.
Për të dy këto akuza u caktua 22 vite burgim, por për shkak të bashkimit të dënimeve, përfundimisht i mituri u dënua 16 vite.
