Gjykata e Tiranës ka dënuar me 55 vite burgim vrasësit e biznesmenit Edmond Papa.
Ata janë Andrew Bode, i dënuar me 30 vite burgim, dhe Albano Velo i dënuar me 25 vite burgim.
Sipas akuzës së Tiranës, Andrew Bode dhe Albana Velo kanë kryer vrasjen më 16 dhjetor 2022 në zonën e Selitës, teksa 49-vjeçari Papa po konsumonte kafe në orët e pasdites.
Nga hetimet ka rezultuar se Edmond Papa u vra me disa plumba nga Andreë Bode, dhe më pas Albano Velo e largoi atë nga vendi i ngjarjes.
Vrasja e biznesmenit Papa është pjesë e një sage atentatesh, që ka nisur me ekzekutimin me tritol poshtë makinës ndaj Aleksandër Sadikajt, më 11 Qershor 2022, në Unazën e Madhe të Tiranës. Bode dhe Velo që u dënuan sot nga Gjykata e Tiranës, janë miqtë e Aleksandër Sadikajt.