📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Prokuroria tirane 1024x576

Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, Gjykata ka caktuar këtë të martë, 16 qershor, masën e sigurisë “Arrest në burg” për katër shtetasit M.J., F.L., F.Sh. dhe A.Sh., të dyshuar për veprën penale të “Ndërtimit të paligjshëm”.

Sipas hetimeve, të dyshuarit kanë tejkaluar parametrat e lejes së ndërtimit në një objekt në rrugën “Llukë Kaçaj”, Tiranë. Prokuroria njofton se objekti është ndërtuar me dy kate shtesë mbi lejen e miratuar, duke arritur në 11 kate mbi tokë në vend të 9 kateve të autorizuara.

Nga verifikimet rezulton se janë ndërtuar rreth 2,550 metra katrorë më shumë se sa parashikohej në lejen e ndërtimit. Hetimet kanë ngritur gjithashtu dyshime për mungesë veprimi nga strukturat përgjegjëse të inspektimit të territorit, pavarësisht shkeljeve të konstatuara ndër vite.

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshm, Tiranë, u dha masa e sigurimit ‘Arrest në burg’ për katër shtetasit M.J., F.L., F.Sh. dhe A.Sh. të dyshuar për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’, parashikaur nga neni 199/a/4 e 25 i Kodit Penal.

Nga hetimet mbi procedimin penal nr.3193 datë 08.05.2026, rezultoi se këta shtetas kanë tejkaluar parametrat e lejes së ndërtimit, në një ndërtim në Rrugën “Llukë Kaçaj”, konkretisht mbrapa “Spitalit Amerikan 2”, si dhe po kryejnë punime ndërtimore jashtë kushteve të miratuara në projektin përkatës dhe kanë ushtruar aktivitet në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, duke tejkaluar parametrat e lejes së ndërtimit dhe duke realizuar shitje në mënyrë informale, me qëllim shmangien e detyrimeve fiskale.

Nga analiza e rrethanave të faktit dhe kohëzgjatjes së aktivitetit ndërtimor rezulton se objekti në fjalë është ndërtuar përgjatë një periudhe disa vjeçare, gjatë së cilës dyshohet se, pavarësisht faktit që janë kryer punime ndërtimore në kundërshtim me lejen e ndërtimit, shkeljet kanë qenë të vazhdueshme dhe të dukshme në terren. Megjithatë, nuk rezulton të jenë marrë masa administrative apo ndëshkuese nga strukturat përgjegjëse të IMT-së dhe IKMT-së.

Në këto kushte krijohet dyshimi i arsyeshëm se punonjës apo funksionarë të strukturave të inspektimit të territorit, të cilët kanë pasur detyrimin ligjor për të kontrolluar, evidentuar dhe ndaluar këto shkelje, nuk kanë vepruar në përputhje me ligjin.

Nga dokumentacioni tekniko-ligjor rezulton se leja e ndërtimit për një tjëtër pallat ka qenë për 2 kate nën tokë dhe 9 kate mbi tokë. Nga kqyrja e objektit në ndërtim, rezulton se janë ndërtuar dy kate shtesë në lartësi, pra objekti nuk është me 9 kate mbi tokë, por me 11 kate mbi tokë. Referuar të dhënave të administruara nga IMT Bashikia Tiranë, janë ndërtuar 2550 m2 më shumë se sa janë parashikuar në lejen e ndërtimit (kati 10 dhe 11) në tejkalim të lejes së ndërtimit.


Nga hetimi dhe të dhënat e siguruara rezulton e provuar se shtetasit M.J., F.L., F. Sh. dhe A. Sh. kanë konsumuar elementët respektive për konfigurimin e veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm” të parashikuar nga neni 199/a/4 e 25 të Kodit Penal.

Ndodhur në këto rrethana, ndaj shtetasve M.J., F.Sh., F.L dhe A.Sh, lind nevoja e caktimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues ‘Arrest në burg’, pasi ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore për caktimin e masave të sigurimit personal të parashikuara nga nenet 228, 229, 230 të K.Pr.Penale.

Konkretisht ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se kanë kryer veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, parashikuar nga neni 199/a/4 e 25 të Kodit Penal, nuk ka shkaqe padënueshmërie apo shuarje të veprës penale e të dënimit“, njofton organi i akuzës.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights