if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Jurgis cyrbja 1024x588

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja, për shuarjen e masës së sigurisë “arrest me burg”.

GJKKO ka njoftuar këtë të mërkurë, më 23 korrik, se ka vendosur për rrëzimin e kërkesës së ish-deputetit Çyrbja, duke e lënë atë në paraburgim.

Kundër këtij vendimi, Çyrbja dhe avokatët e tij lejohet të ankimojnë brënda afatit ligjor 5 (pesë) ditor në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Javën e kaluar, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) përfundoi hetimet lidhur me çështjen duke e dërguar për gjykim në GJKKO ish-deputetin e Partisë Socialiste, i cili u arrestua vitin e kaluar. Po ashtu, janë dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) edhe dy të pandehurit e tjerë Ahmet Masha dhe Altin Hajri.

Zyrtarisht ndaj Çyrbjes rëndojnë pesë vepra penale: ai ka dy akuza për “Tregim të sekretit shtetëror”, dy akuza për “Përkrahje e autorit të krimit” si dhe një akuzë për “Korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Treshja akuzohet se kanë shpërndarë të dhëna sekrete nga sistemi TIMS dhe kanë dekonspiruar Policinë e Shtetit te persona të shpallur në kërkim, përmes platformave të enkriptuara “SkyECC” dhe “Matrix”.

Bisedat e enkriptuara kanë zbuluar se Jurgis Çyrbja, i ka ofruar dhe premtuar të pandehurit Altin Hajri, se do të ushtronte ndikim tek agjencitë e zbatimit të ligjit (polici dhe prokurori), në këmbim të mbështetjes elektorale. Ndërsa Hajri, ka pranuar favoret e ofruara prej deputetit, në këmbim të votimit në favor të tij, si dhe angazhimit për t’i siguar vota.

Gjatë hetimit janë faktuar 8 episode gjatë periudhës 1 Maj 2020 deri më 8 Mars 2021, të zbulimit të informacioneve të përcaktuara me ligj si “sekret shtetëror”

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights