Gjykata e Tiranës ka lënë në burg A.D., 38-vjeçarin e akuzuar për vrasjen e H.I., ngjarje që ndodhi më 2 tetor, në zonën e Babrrusë.
I riu nuk ka folur para gjykatës, ndërsa avokatët e mbrojtjes pretenduan se sherri ka ndodhur në kushte të renda psikologjike.
Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe vendosi masa të rrepta për të akuzuarin, duke garantuar vijimin e hetimeve për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Autori, i cili kishte qëndruar për 10 ditë në banesën e viktimës, ka dhënë versionin e tij për ngjarjen edhe më herët.
Sipas tij, konfliktet nisën, pasi viktima e akuzonte se i kishte ofenduar bashkëshorten. Pas një debati telefonik, autorit i është dashur të shkonte në banesën e viktimës, për të marrë rrobat e tij.
Para hyrjes në shtëpi, mes tyre shpërtheu një zënkë me duar, gjatë së cilës autori e goditi viktimën me thikë, duke i shkaktuar plagë fatale.