Moti i keq
që përfshiu Gjermaninë mbrëmjen e shkuar, ka sjellë probleme jo vetëm në
bllokimin e akseve rrugore të vendit,
por edhe në linjat e fluturimit. Aeroporti i Frankfurtit bllokoi për orë të
tëra fluturimet, duke krijuar kaos në sportelet e mbushura me emigrantë.
Stuhi e
reshje shiu të rrëmbyeshëm përfshinë Gjermaninë qendrore dhe jugore, duke bërë
që mijëra pasagjerë të anulonin apo vononin fluturimet e tyre në Aeroportin e
Frankfurtit.
Sakaq,
aeroporti i Frankfurtit u bllokua për disa orë, duke bërë që 70 fluturime të
vonoheshin dhe shumë të tjera të anuloheshin.
Për më shumë
se dy orë u ndërpre lëvizja e pasagjerëve dhe transporti i valixheve në tokë,
ndërsa 23 fluturime të tjera u desh të ndërronin destinacion.
Mijëra
pasagjerë ishin të prekur nga moti i keq, ku përveç kaosit që krijoi për
udhëtarët shkaktoi edhe përmbytje të bodrumeve dhe bllokim të disa akseve
kryesore të vendit.
Zjarrfikësit
e Frankfurtit regjistruan 500 aksione shpëtimi, në landin Renani–Veriore
Vestfali më shumë se 150 aksione.
Në Gjermani
pritet të vazhdojë edhe këto ditë moti i keq, me temperatura nga 22 deri në 29
gradë dhe reshje të dendura.