📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Images 43 og image 696x464

Autoritetet turke kanë gjetur regjistruesit e zërit në kabinë dhe të të dhënave të fluturimit, pas rrëzimit të një avioni privat pranë Ankarasë, ku humbi jetën komandanti më i lartë ushtarak i Libisë, njoftoi sot ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya.

”Një hetim është në zhvillim për të sqaruar plotësisht shkaqet e aksidentit”, tha Yerlikaya për gazetarët në Ankara.

Kryeministri libian, Abdul Hamid Dbeibeh bëri të ditur dje se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë libiane, Mohammed al-Haddad, së bashku me katër shoqëruesit e tij, humbën jetën në aksident.

Avioni tip ”Falcon 50” raportoi një problem teknik, pasi u nis dje në mbrëmje nga Ankaraja drejt Tripolit.

Kontakti me avionin u humb pak më pas dhe ai u rrëzua pranë distriktit Haymana, në jug të kryeqytetit turk.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights