Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Asllan dogjani

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, kaloi këtë të mërkurë, 23 korrik, për gjykim dosjen ndaj deputetit demokrat Asllan Dogjani.

Ai akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për fshehje pasurie. Sipas akuzës, Dogjani dyshohet se ka fshehur blerjen e një apartamenti me vlerë mbi 120 mijë euro.

GJKKO më herët e kishte kthyer dosjen e Prokurorisë së Posaçme në ngarkim të tij për plotësim hetimesh. Dogjani u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme në dhjetor të vitit 2024.

Në atë kohë, SPAK sqaroi se Dogjani, nëpërmjet dy kontratave të dubluara, fshehu përmes deklarimit të rremë mënyrën e përfitimit të apartamentit në Tiranë, në rrugën “Hamid Shijaku”. Të dyja deklaratat mbanin të njëjtin numër protokolli, por kushte të ndryshme për përfitimin e pasurisë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights