📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 33 1024x678

Ministri i Punëve të Jashtme Ferit Hoxha është takuar në Bled me zëvendëskryeministrin e Jashtëm të Malit të Zi. Këtë takim, Hoxha e ka cilësuar si një konfirmim të marrëdhënieve të shëndetshme mes dy vendeve.

Ne konfirmuam atë që dihet tashmë dhe që ka qenë gjithmonë prezente: marrëdhënien e shëndetshme dhe miqësore midis dy vendeve tona, si fqinjë të mirë, partnerë të besuar, aleatë të NATO-s dhe në krye të rrugës drejt anëtarësimit në BE”, shkruan Hoxha, krahas fotove me zv. kryeministrin Ervin Ibrahimović.

Kryediplomati shqiptar e vendos theksin këtu, pikërisht pas aludimeve në mediat malazeze se kryeministri Milojko Spajic, kishte akuzuar në mënyrë indirekte Shqipërinë për bashkëpunim me një tjetër vend të rajonit për destabilizimin e Malit të Zi.

Ndër të tjera, në postimin e tij Hoxha shkruan se Shqipëria do të vijojë të kontribuojë në bashkëpunimin rajonal, sigurinë dhe stabilitet me qëllim krijimin e përbashkët të një të ardhme evropiane.

Shqipëria ka investuar dhe do të vazhdojë të investojë në bashkëpunimin rajonal, sigurinë dhe stabilitetin, lidhshmërinë dhe kontaktet midis njerëzve, sepse kështu ndërtojmë besim, i afrojmë shoqëritë tona dhe krijojmë një të ardhme të përbashkët evropiane për të gjithë”, mbyll Hoxha postimin e tij.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights