Rama 1 6

Kryeministri i vendit Edi Rama gjatë bashkëbisedimit “Sy m’Sy” u ndal edhe tek deklaratat e drejtuesit të fushatës së PD-së, Chris LaCivitanë një intervistë për emisionin “Opinion” në Tv Klan, teksa u pyet në lidhje me “non gratën” e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Rama tha se ai e ka quajtur një turp të madh për gjithë Shqipërinë shpalljen non grata të Berishës, teksa shtoi se do të kishte qenë 100 herë më mirë për të që kjo të mos ndodhte.

“Se më thanë që Latifi kishte thënë për non gratën nuk e di ca të them a do hiqet a s’do hiqet. Unë personalisht non gratën e kam quajtur një turp të madh për gjithë Shqipërinë dhe për mua sikur të mos kishte ndodhur do të kishte qenë 100 herë më mirë për mua dhe për të gjithë bashkë, por kjo historia që do hiqej në Janar do hiqej në Shkurt e në Mars e Prill, ta shohim mos më qani hallin mua i dashur”, u shpreh Rama.

Gjithashtu Rama është shprehur me kritika ndaj opozitës, ku u shpreh se asnjë sondazh nuk i nxjerr as edhe afër tyre dhe jo më para tyre. Rama theksoi se rikthimi i kënetës është vetëm imagjinar dhe se nuk mund të ketë një të tillë.

“Berberhanet e natës televizive llahtarisen dhe mendojnë dhe thonë se çështë ky popull kur shikojnë që asnjë sondazh nuk e nxjerr dot ‘kënetën’ jo përpara, por as afër nesh sa të mund të flitet për një rikthim imagjinar të kënetës në krye të vendit. Ka marrë fund. Është një histori e trishtueshme e atyre që i besojnë kënetës.. Më vjen keq, por duhet të kuptoni se populli nuk ha bar”, tha Rama.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights