📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Untitled design sd 1 800x450

Situata e zjarreve në Mat vijon të mbetet problematike, ndërsa gjatë ditës së sotme është bërë evakuimi i një familjeje, për shkak të rrezikut nga përhapja e flakëve.

Zjarri ka përfshirë edhe tre banesa të pabanueshme në fshatrat Lundër, Madhesh dhe Stojan, në Njësinë Administrative Ulëz, pjesë e Bashkisë Mat.

Ndërkohë, rrezik paraqitet edhe për dy stane bagëtish gjedhe. Sipas informacioneve nga terreni, pronarët e tyre nuk kanë pranuar të largohen, pavarësisht situatës së krijuar.

Aktualisht, forcat në terren vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e vatrave të zjarrit. Ndërhyrja po kryhet si nga toka, ashtu edhe nga ajri, me qëllim frenimin e përhapjes së flakëve dhe mbrojtjen e banesave, banorëve dhe gjësë së gjallë.

Situata vijon të monitorohet nga autoritetet, ndërsa puna për shuarjen e zjarrit pritet të vijojë deri në neutralizimin e plotë të vatrave.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights