📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
2112 sd

Një tjetër banesë ku mbaheshin lëndë piroteknike të kontrabanduara është zbuluar në Tiranë.

Në pranga ka rënë pronari i banesës, një 32-vjeçar me inicialet D. B., ku u gjetën dhe u sekuestruan 47 pako me fishekzjarrë.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit në banesën e tij, në rrugën “Zela”, u konstatua se 32-vjeçari nuk dispononte licencë për shitjen e lëndëve piroteknike dhe as dokumentacionin shoqërues të blerjes së tyre.

Nga hetimet dyshohet se ai u kishte shitur lëndë piroteknike personave të maskuar, pjesëmarrës në tubimin e së shtunës, të cilët dyshohet se i kanë përdorur për veprime të dhunshme.

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në kuadër të kontrolleve për identifikimin e personave që dyshohet se furnizojnë pjesëmarrësit në tubime me sende të kundërligjshme.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrethanat e rastit dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë përfshirë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights