Mamaja e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi ka deklaruar sot në 15 qershor se nuk dëshiron të gjykohet me gjykim të shkurtuar.
Ajo tha se nuk e do gjykimin e shkurtuar, duke shtuar se nuk ka bërë pastrim parash.
“Nuk e dua gjykimin e shkurtuar. Nuk kam bërë pastrim parash”, mësohet të ketë deklaruar ajo.
Por gjykata e ka refuzuar kërkesën e Fatime Kryemadhit, për tërheqje nga gjykimi i shkurtuar. Gjykata ftoi prokurorin të lexojë pretencën.
Duke qenë se SPAK nuk e kishte gati pretencën, seanca u shty për në datë 30 qershor.
