Lule,
tabela, flamuj të Forza Italia dhe shalle të Milanit janë objektet që qytetarë
të shumtë kanë lënë në hyrjen e vilës San Martino, rezidenca e ish
kryeministrit Italian, Silvio Berlusconi. Lideri i “Forca Italia” u nda nga
jeta dje në moshën 86-vjeçare në spitalin San Raffaele në. Milano.


Pavarësisht
shiut të rrëmbyeshëm, kishte qytetarë që u ndalën para vilës ku është sjellë
arkivoli i ish-kryeministrit që në orët e para të pasdites së djeshme për të
pritur varrimin shtetëror të planifikuar për nesër në orën 15:00 në Katedralen
e Milanos

Dhjetra
dhurata u lanë përpara vilës historike San Martino në Arcore. Një banderolë e
madhe me fjalët ‘Faleminderit përgjithmonë president’ u shfaq mëngjesin e sotëm
në një gardh që kalon përgjatë vilës, i nënshkruar nga tifozët.

Katër herë
kryeministri, themeluesi i Fininvest dhe Mediaset, ish-presidenti i Milanos dhe
krijuesi i Forza Italia u nda nga jeta dje pas përkeqësimit të papritur të
gjendjes së tij shëndetësore që e kishte detyruar të shtrohej sërish në
spitalin San Raffarele.


ceremoninë e varrimit që do të mbahet në Katedralen e Milanos së tij pritet të
jenë të pranishëm edhe shumë liderë të botës. 
E mërkura është shpallur zi kombëtare në Itali dhe në të gjitha
institucionet shtetërore, ambasadat dhe konsullatat flamuri do të jetë në gjysmështizë.

  

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights