Shtimi i flukseve emigratore është reflektuar në rritjen e ndjeshme të lejeve të qëndrimit, që vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë për shtetasit shqiptarë në vitin 2022.
Sipas Eurostat, në 2022 rreth 74 mijë shtetas shqiptarë (73,858) morën leje qëndrimi në një nga vendet e BE-së. Në krahasim me një vit më parë, numri i lejeve është rritur me 34%.
Ndërkohë, kjo është shifra më e lartë e konstatuar që nga viti 2010, duke treguar qartë një tendencë të shtimit të personave që lënë vendin me synimin për të jetuar dhe punuar në një nga shtetet e Bashkimit Europian.
Që nga viti 2008, kur raportohen të dhënat më të hershme të Eurostat, vendet e Bashkimit Europian kanë dhënë gjithsej 832 mijë leje qëndrimi për shtetasit shqiptarë. Kjo shifër është gati sa një e treta e popullsisë që raportohet se jeton në Shqipëri .
Lejet e qëndrimit për shtetasit shqiptarë nga vendet e BE-së” kulmoi në 2008 ndersa pati nje ulje te ndjeshme te renieve te lejeve deri në 2014-n, duke reflektuar mbarimin e ciklit të parë të emigracionit, që kishte nisur në gjysmën e parë të viteve ’90.. Më pas nisi rigjallërërimi i këtij cikli nga viti 2015, që u reflektua dhe në numrin e lartë të kërkesave për azil, që në atë kohë arriti në rekordin e gati 70 mijë personave.
Lejet e dhëna, po ashtu dhe kërkesat për azil, ranë më pas në 2020-n, si rrjedhojë e kufizimeve të pandemisë. Pas pandemisë nisi sërish një valë e re ikjeje.
Shtimi i lejeve të qëndrimit në 2022 është në linjë me rritjen e kërkesave për azil po këtë vit, që arritën nivelin më të lartë në gati një dekadë.
https://www.facebook.com/blueledED/