Ish-kryeministri Sali Berisha në një postim në
rrjetet sociale dënoi ekzekutimin e 62-vjeçarit në Maliq nga policia pasi hapi zjarr ndaj bluve, duke e cilësuar në rrethana të dyshimta.
Berisha deklaron se vrasja duhej të shmangej.
Sipas tij, cinike dhe kriminale është përgëzimi i Ballës ndaj policëve për
vrasjen e tij, teksa i bën thirrje Avokatit të Popullit të nisë menjëherë
hetimin.
POSTIMI
I BERISHËS
Një vrasje që duhej të shmangej.
Taulant Bego etj., etj., nxit vrasjet nga policia
Të dashur miq, policia ekzekuton Ramiz Muçollarin në papafingon e shtëpisë së
tij. Ajo flet për shkëmbim zjarrin në papafingo, pretendim jo bindës!
Muçollari i cili vuante nga shëndeti mendor,
kishte plagosur më parë gruan dhe djalin me thikë e sende të forta dhe
sigurisht ai duhet të dorëzohej. Ai nuk mund të kërcënonte në asnjë rrethanë
jetën e policëve.
Por cinike dhe kriminale është përgëzimi i
Ballës ndaj policëve për vrasjen e tij. Ai plagosi, por nuk mori jetë njeriu.
Duke ditur dhe problemet me shëndetin mendor të viktimës durim më i madh në
rrethim duhej treguar, para se të hynin në papafingo dhe të shkrehnin
breshëritë mbi trupin e tij.
Ju uroj shërim të
shpejtë gruas dhe djalit të plagosur, dënoj ekzekutimin e tij në rrethana të
dyshimta dhe dënoj fort përgëzimin e Taulant Bego etj., etj., për vrasjen nga
policia të një të sëmuri të strukur në papafingon e shtëpisë së tij.
I bëj thirrje Avokatit të Popullit të nisë menjëherë hetimin për këtë vrasje të
parandalueshme dhe ndaj Ballës që me përgëzimin e tij cinik ekstrem, inkurajon
dhe nxit vrasjet nga policia-shkruan Berisha.