Denis bajrovic 360x200

Do të ekstradohet këtë të mërkurë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Denis Bajroviç.

Në shkurt të një viti më parë, ai u vu në pranga në Abu Dabi në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’. Denis Bajroviç konsiderohet nga SPAK si person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, i akuzuar për një sërë veprash penale në fushën e krimeve kundër personit, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe për armëmbajtje pa leje.

37-vjeçari akuzohet se është autori i vrasjes së Gjin Boriçit, më 9 gusht të vitit 2020 në Shkodër. Roli i 37-vjeçarit në këtë ngjarje u zbulua pas zbërthimit të bisedave në aplikacionin SKY ECC, nga ku rezultoi se porositës i vrasjes së Boriçit ishte Ervis Martinaj.

Ky i fundit, përmes biznesmenit Pëllumb Gjoka, i kishte kërkuar Behar Bajrit, gjithashtu i arrestuar në operacionin ‘Metamorfoza’, të ekzekutonte Gjin Boriçin. Behar Bajri, i cili rezulton të ketë pasur marrëdhënie shoqërore me Boriçin, sipas SPAK ia dha porosinë Denis Bajroviçit për të finalizuar ekzekutimin.

Në biseda thuhet se Bajroviç shkoi edhe në varrimin e mikut të tij për të hequr dyshimet.

Në këmbim të eliminimit të Boriçit, SPAK thotë se Ervis Martinaj do të realizonte vrasjen e Kleant Musabelliut, ngjarje kjo që nuk u krye.

Për ekzekutimin e Musabelliut ishte i interesuar biznesmeni Gjoka, për shkak të një përplasjeje që kishin pasur në 2017-ën.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights