📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Screenshot 24 2 1024x575
Persona ende të paidentifikuar, kanë vendosur eksploziv në automjetin e avokatit të njohur Idajet Beqiri. Makina e llojit “Mercedez Benz” ishte e parkuar në sheshin e pallatit pranë rrugës “Nikolla Lena” kur ka shpërthyer paraditen e sotme rreth orës 09:15, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. “Rreth orës 09:15, në rrugën “Nikolla Lena”, para një pallati, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në automjetin e parkuar në pronësi të shtetases N. B. Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton policia. Automjeti është në pronësi të gruas së tij, Nexhi Beqiri, gjithashtu me profesion avokate. Motivet janë ende të paqarta ndërsa pista kryesore që po heton policia, janë konfliktet e avokatit për shkak të detyrës. Vetë Idajet Beqiri rezulton të ketë qenë në Bruskel, raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj. Ai pritej të mbërrinte mbrëmë në Tiranë, por iu anulua fluturimi. Dyshohet se autorët të kenë pasur dijeni për vendndodhjen e avokatit. Në vendngjarje kanë mbërritur dhe forcat xheniere për të siguruar perimetrin e në rast të një sasi të paplasur, të bëhet shpërthimi i kontrolluar. Në pyetje do të merret avokati si dhe bashkëshortja e tij për të sqaruar më tej rrethanat e ngjarjes nëse mund të jenë iniciuar nga një konflikt i mundshëm.
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights