Egnatia realizon një goditje të madhe në merkato.
Rrogozhinasit zyrtarizuan afrimin e 26-vjeçarit, Guijem Haime Serrano.
Mbrojtësi spanjoll ka qenë pjesë e Barcelonës B deri në vitin 2022, teksa më tej ka luajtur me ekipe si Intersiti dhe Antekuera.
Me afrimin e Haime, Egnatia konfirmon ambiciet për një skuadër konkurruese në kampionat dhe që do të provojë të shkojë sa më larg në Europë, ku synimi është pjesëmarrja në grupet e Confernece League.