Preferencat e aksesueshmërisë

🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
T Readable
Df Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Hide Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
640 0 1738752179xnik

Autoritetet e Luksemburgut kanë vënë në pranga Edison Pulën, 30-vjeçarin i cili pritet të ekstradohet së shpejti në Shqipëri. I njohur për arratisjet spektakolare dhe përfshirjen në aktivitete kriminale, Pula ka qenë një nga anëtarët e bandës së Niklës, e cila u godit në vitin 2016 në Fushë-Krujë.

Pula dhe shtatë persona të tjerë u arrestuan gjatë operacionit për shkatërrimin e kësaj organizate, por ai arriti të arratisej nga komisariati i Fushë-Krujës, duke kaluar murin rrethues pavarësisht masave të rrepta të sigurisë. Kjo nuk ishte e vetmja arratisje spektakolare e tij. Më 9 qershor 2022, ndërsa pritej të dilte para gjykatës në Itali për 50 vjedhje, ai mundi të largohej nga burgu i Trevizos duke prerë hekurat e qelisë, ndonëse dy shqiptarët e tjerë që u larguan me të u kapën brenda pak orësh.

Emri i Edison Pulës është lakuar edhe në një atentat me eksploziv të organizuar ndaj personave të dyshuar për vjedhjen e një makine, e cila më pas u përdor për ekzekutimin e kryekomisarit Dritan Lamaj. Pikërisht në atentatin e 19 shtatorit 2016, kur një automjet u hodh në erë me tritol, hetuesit zbuluan se telefoni që aktivizoi eksplozivin lidhej me Pulën dhe bashkëpunëtorët e tij.

Ndaj tij rëndojnë disa akuza të rënda, përfshirë “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim prone me eksploziv”, “Vjedhje me dhunë” dhe “Prodhim e mbajtje e armëve dhe municioneve luftarake”. Me arrestimin e tij në Luksemburg, autoritetet shqiptare po punojnë për procedurat e ekstradimit për ta sjellë përpara drejtësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights