📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

✕
🌙 Dark
⚫ Contrast
🔄 Invert
⚪ Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Noka a

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka përcjellë një mesazh të fortë për kryeministrin Edi Rama nga protesta e opozitës para Kryeministrisë, e thirrur në mbështetje të studentëve.

Noka kërkoi largimin e Ramës nga pushteti, ndërsa deklaroi se PD do të mbështesë kërkesat e studentëve dhe se protesta e opozitës do të vijojë në krah të tyre.

“Edi Rama, largohu! Nuk e mban dot pushtetin. Askush nuk të mbështet më. Me dhunë policore e kanë tentuar edhe diktatorë të tjerë, por ti e di se si u vjen fundi. Kërkesat e tyre duhet të respektohen. Zëri i tyre duhet të dëgjohet. PD do të mbështesë kërkesat e studentëve. Ne u mblodhëm këtu për të filluar protestën, tashmë protesta jonë do të vijojë te studentët.

Çaushesku tentoi që të mbijetonte me masa represive, por ky popull e theu murin e egër të diktaturës në vitin 1990. Nuk e ndal njeri vrullin e shqiptarëve. Shqiptarët kërkojnë sot shtet!”, deklaroi Flamur Noka.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights