E mërkura do të bëjë bashkë kryeministrat Edi
Rama dhe Albin Kurti në një marrëdhënie të ndryshuar, pasi kreu i qeverisë
shqiptare pa u këshilluar me homologun e tij të Kosovës, i dërgoi Francës dhe
Gjermanisë një propozim për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë
serbe në veri të vendit.
Dokumenti
konfidencial pritet të jetë edhe kryebiseda mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës,
para se ata të dalin para mediave.
Në këtë takim do të nënshkruhen dhe 14 marrveshje nga kabinetet qeveritare të
të dyja vendeve respektive, duke përfshirë fushën e drejtësisë, arsimit të
lartë dhe shkencor, marrveshje në fushën shëndetësore, atë doganore si dhe në
fushën artistike.
Në takim, do të ketë një deklaratë të përbashkët për forcimin e
bashkëpunimit në fushën e sigurisë.
Në Gjakovë e
cila përkon me ditën e çlirimit të saj, dy qeveritë mblidhen për herë të nëntë.
Me kryeministër Albin Kurti, Edi Rama ka përmbyllur 39 nga 41 marrëveshje
të nënshkruara.
Gjatë
qëndrimit në Gjakovë, përfaqësuesit e dy qeverive do të zhvillojnë homazhe në
Lapidarin e Dëshmorëve dhe do të zhvillojnë një takim me kryetarët e bashkive
kufitare.