if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Celibashi 1 1024x584

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka miratuar sot, 23 korrik, tabelën përmbledhëse të rezultateve për qarkun e Tiranës, duke zyrtarizuar ndarjen përfundimtare të mandateve për Kuvendin e Shqipërisë.

Partia Socialiste ka siguruar 19 mandate, duke ruajtur pozicionin dominues në kryeqytet.

Ndërkohë, koalicioni opozitar Aleanca për Shqipërinë Madhështore (KASHM), që drejtohet nga Partia Demokratika, ka marrë 13 mandate.

Partitë e reja apo më të vogla, kanë arritur të sigurojnë nga një mandat secila:

Partia Mundësia

Nisma Shqipëria Bëhet

Lëvizja Bashkë

Partia Socialdemokrate (PSD)

Nisma Shqipëria Bëhet e ka siguruar një vend në Parlament, por ende nuk dihet se kush do të jetë deputeti që do ulet në atë karrige. Pritet të zgjidhet ngërçi në këtë koalicion, pas përplasjes mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit.

Kjo përplasje erdhi pasi daja i Shabahit, Zeqir Kordhoni, nuk pranoi të jepte dorëheqjen nga lista e mbyllur duke kërkuar që mandati t’i kalojë atij.

Lidhur me këto debate mes këtij koalicioni të “shkatërruar tanimë”, Celibashi tha:

“Dy kandidatët e listës shumëemërore të Nismës Shqipëria Bëhet, të listës së mbyllur nuk janë më kandidatë që nga data 11 maj, por në fuqi ka hyrë më 10 korrik 2025. Shqyrtimi administrativ mbyllet këtu dhe do të vendos lidhur me këtë çështje.”

Ndërkohë, kryetari i PSD-së Tom Doshi ka vendosur të heqë dorë nga mandatet në listën e mbyllur, duke bërë kërkesë në KQZ për të shpërndarë të gjitha mandatet e fituara.

Kështu, me kërkesë të PSD-së, mandatin e tij në Tiranë, do ta marrë kandidati më i votuar i listës së hapur nga kjo forcë politike, Tedi Mula, nipi i Avni dhe Inva Mulës. Gjithmonë nëse KQZ e konfirmon kërkesën e tij. Mula mori 2 mijë e 500 vota në zgjedhjet e 11 Majit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights