Presidenti duka viziton qenderen var 18.09.2025 1 1024x683

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka vizituar qendrën e sistemit VAR, një sistem bashkëkohor, që ka për qëllim të shuajë kontestimet në gjykim.

Qendra e përhershme e sistemit VAR në “Shtëpinë e Futbollit” është risia më e madhe e këtij sezoni futbollistik. Për FSHF-në, ky është një investim madhor, që ka nisur funksionimin e plotë në ndeshjet e Kategorisë Superiore dhe asaj të Parë.

Qendra u vizitua nga Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, i cili tha se sistemi VAR është një hap i rëndësishëm në strategjinë e federatës për të modernizuar dhe përmirësuar arbitrimin në Shqipëri.

“Sistemi është bashkëkohor, i licencuar nga FIFA, sistemi EVS që e përdorin 80% e federatave në Evropë dhe këtë mënyrë të vlerësimit nga sistemi VAR të ndeshjeve e kanë të gjitha federatat e zhvilluara. Ne e filluam me minibusë dhe padyshim që ky është një investim akoma më i madh se i pari. Jam shumë i sigurt që i ndihmon, kanë edhe qetësinë arbitrat sepse janë në një sistem shumë më komod, larg çdo lloj presioni dhe janë më të qetë për të dhënë vendimin e duhur. Sipas testimeve që kemi bërë, edhe pamjet janë shumë më të mira se me furgonat që kemi pasur deri tani. Tani jemi në sezonin e ri me sistemin e ri. Uroj që të kemi vendime sa më të drejta, sa më pak kontestime, sepse kontestimet nuk do t’i eliminojmë kurrë”, tha Duka.

Investimi që ka bërë institucioni i futbollit në këtë sistem të centralizuar të sistemit VAR është vazhdimi i strategjisë që ka Federata për të përmirësuar, modernizuar apo për të afruar sa më shumë vendimet e drejta të arbitrimit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights