Drejtori i Departamentit për Rendin dhe Sigurinë Publike Drejtues i Lartë Dhimitraq Ziu, në një deklaratë publike sot ka deklaruar se deri tani janë arrestuar 127 persona, ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 244 të tjerë. do të japë një deklaratë për shtyp.
“Gjithsej janë bërë 127 arrestime, 244 të proceduar për ushtrim dhune ndaj policëve, shkatërrim të pronës private dhe shtetërore.
Durrës: 23 të arrestuar, 12 të proceduar.
Korçë: 2 arrestime, 27 të proceduar.
20 të proceduar në Vlorë për pengim të procesit mësimor, kundërshtim të policisë dhe goditje të një fasade institucioni.
Shkodër: 9 të proceduar.
Elbasan: 6 të proceduar.
Kukës: 10 të proceduar. Nga dhuna e ushtruar ndaj punonjësve të Policisë janë dëmtuar deri tani 120 policë.
Krimi kibernetik, gjatë monitorimit janë identifikuar disa kanale dhe grupe kriminale ku janë shpërndarë mesazhe me përmbajtje kriminale, thirrje për kryerjen e akteve ekstreme dhe terroriste, si dhe kërcënime ndaj jetës së policëve.
Është regjistruar procedim penal”, tha ai.
