Cako kujtim

– Sipas Administratës së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Rehabilitim, lufta i kushtoi jetën rreth 30 mijë shqiptarëve.

Dita e Dëshmorëve 5 Maji është dita që përkujtohen të rënët e Shqipërisë. Kjo datë është shumë e rëndësishme për shqiptarët, pasi në këtë datë kujtohen dhe nderohen trimat që luftuan për Shqipërinë e lirë.

Disa e quajnë “Dita e Heronjëve”, disa të tjerë “Dita e Heronjëve Kombëtarë” ose “Dita e Martirëve”.  “Dita e Dëshmorëve” është një ditë përkujtimore që nderon Dëshmorët e Kombit; ata që kanë rënë në luftë ose janë sakrifikuar për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Kjo ditë festohet prej mbi 80 vjet në çdo 5 Maj. Kjo lidhet me përvjetorin e vrasjes së Qemal Stafës, një prej figurave të shquara të rezistencës antifashiste , i cili u vra më 5 Maj 1942 nga forcat fashiste italiane dhe kjo datë u kthye në simbol të kujtimit të të gjithë dëshmorëve të rënë për Shqipërinë. Në Shqipëri kjo datë është quajtur  “Dita e Dëshmorëve të Atdheut” dhe në Kosovë “ Dita e Dëshmorëve të Kombit “, një hap i rëndësishëm historik! “Një gjak – Një gjuhë – Një komb “. Një nga betejat legjendare të BR6S më të ashpra të memorizuar në Historinë e LANÇL është edhe beteja e lavdishme e Qesaratit në Lunxhëri- Gjirokastër. Në vazhdim të veprimeve luftarake Komandanti i Kompanisë  Rexhep Nuredin Çako edhe i plagosur në dorë qëllon mbi gjermanët dhe Kolonelin gjerman, të cilin e plagosi rëndë dhe më vonë Komandanti gjerman vdes në rrugëtimin për në spitalin e Gjirokastrës. Në rradhët e Hitlerjanëve u krijua pështjellim. Sipas librit “ Historiku i Brigadës së VI Sulmuese (f.27)

Datën 29 Nëntor 1944 populli Shqiptar këtë çast heroizmi e gëzimi kulmor e përjetësoi edhe në këngën:

“Dhe shpërthen, pëlcet furtuna / vij nga Vjosa, më pret Buna / Shkodra loke del në derë / me shpirtin e saj pranverë… Dhe shkodrani, plot kulturë / mbi Rozaf’ ngriti flamurë / Te sheshi, te kafe e Madhe / populli na hiqte valle / oh, sa bukur, ma ka ënda / kërcet pushka edhe kënga / brohoritet prej gëzimit / rroftë dita e çlirimit… „ Br.6 S. iu dha urdhëri nga  SHP. UNÇLSH të kalonte kufirin, për në Malin e Zi duke u angazhuar në luftime gjatë rrugës Podgoricë – Kolashin e në zonën e Verushes deri në Vishegrad. Komandanti i BR 6 S „Heroi Popullit”, Jaho Gjolikut “Hero Popullit”  në luftë iu vranë dy djemtë Aliu dhe Mitati. Ai mposhti dhimbjet dhe  u ngrit i pari bashkë me partizanët trima, hoqi vallen e kaçakut në ditën e çlirimit 29 nëntor 1944. “Sipas Administratës së Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Rehabilitim, lufta i kushtoi jetën rreth 30 mijë shqiptarëve. Luftës partizane iu kushtua një rëndësi e madhe në dekadat në vijim nën sundimin komunist; Në të gjithë vendin u ngritën monumente të vogla dhe të mëdha për të përkujtuar heronjtë e rezistencës “.

Të  huaj shkruajnë për Historinë e LANÇL 

Në librin “Fitorja e hidhur – Lufta Nacionalçlirimtare e Shqipërisë” e Reginald Hibbert shkruan:  “Forca më e madhe në Shqipëri në këtë kohë është FNÇ (Fronti Nacionalçlirimtar), është nën kontrollin mbizotërues të komunistëve.

FNÇ nën udhëheqësin e tij Enver Hoxha, është e vetmja organizatë që u ka bërë rezistencë serioze si italianëve, ashtu edhe gjermanëve. ” (faqe 316)

– Në literaturën e Historisë së L2B theksohet se, Lufta Antifashiste Nacionalçlirimtare (LANÇL), ishte organizimi kryesor i rezistencës në Luftën e Dytë Botërore kundër pushtuesve nazi-fashist nga forcat partizane shqiptare në periudhën e Luftës së Dytë Botërore 1939-1945 dhe u institucionalizua në 16 shtator 1942 në Konferencën e Pezës, duke u përfshirë në Aleancën e Madhe Botërore Antifashiste. Në 10 Korrik 1943 u themelua Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë NÇL, i cili vendosi krijimin e njësive ushtarake Brigada, Divizione dhe Korparmata. Në fund të vitit 1943, UNÇSH kishte rreth 288 çeta partizane, të cilat mbanin flamurin kombëtar, ndërsa në fund të luftës kishte 28 brigada, 22 divizione dhe 3 korparmata. Në UNÇSH me rreth 70- 80.000 partizanë u vendos hierarkia ushtarake dhe komandimi me komandant dhe komisar për çdo njësi ushtarake.

Në vënde të ndryshme ka kultura të ndryshme që zyrtarisht “Dita e Dëshmorëve “ është ditëlindja e një heroi apo heroine kombëtare, ose monumenti i veprave heroike të tyre. 

Disa vënde përkujtojnë fitoren në LIB dhe LIIB  si shprehje të  nderimit të heronjëve dhe dëshmorëve të Lirisë. Bota e qytetëruar dhe shoqëritë e vlerave historike ,që kultivojnë parimet themelore si të vazhdimësisë të brezave, që respektojnë gjakun e të rënëve për Liri dhe për këtë shtetet e kombet kanë një ditë zyrtare, që përkujtojnë heronjtë, dëshmorët, të rënët për atdheun, për kombin. Historia flet se, edhe vëndet që kanë humbur në luftra të ndryshme, kanë monumente përkujtimore me mbishkrime si: “Besnik ndaj heronjëve tanë të Atdheut 1914-1918 dhe 1939-1945 “. Në këtë 5 Maj 2025 në  Kuçin e lavdishëm të 110 dëshmorëve dhe 600 partizanëve, në ceremoninë në varrezat e dëshmorëve morën pjesë duke vendosur kurora dhe tufa me lule Bashkim Gjoliku Kol. (P) ish kryetar dege në  MMP vëllai i dy Dëshmorëve Mithat dhe Ali Gjoliku, Elisabeta (Vjero) Gjoliku , Alime (Mersini ) Çako dhe Kujtim Çako, Gjen.major (P) ish ZVMMP, pasardhës i OVP LANÇL  “Nderi i Kombit”.

Disa  përfundime 

1-Data 5 Maj duhet të marrë vlerësimin dhe seriozitetin e merituar, duke u përfshirë në datat e festave zyrtare dhe të miratohet me ligj ,duke ligjëruar praktikën përkujtimore e dy vëndeve Shqipëri e Dardani (Kosovë).

2- Restaurimi dhe ruajtja e varrezave dhe memorialeve të LANÇL në çdo vend, rreth dhe kudo që ndodhen.

3- Në vendin tonë duhet një memorial në shkallë të gjerë përfaqësimi kombëtar të dëshmorëve të luftës së parë të rënët në luftë  kundër andartëve grekë në vitin 1913-14.

4- Historisë së LANÇL i vë vulën Institucioni kompetent KKVP të LANÇL “Nderi i Kombit”, duke mos lejuar falsifikime dhe tjetërsime jashtë fakteve dhe ngjarjeve reale historike. Interpretime të ndryshme nga një pseudohistorian, apo politikan mund të  bëjë vetëm një “Histori Partie” , por aspak një “Histori e LANÇ “ të Shqipërisë .

 

Gjen.major (P), pasardhës i OVP të LANÇL  “Nderi i Kombit “. 

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights