Sali berisha jamarber malltezi1 e1729029249329

Shorti elektronik ka caktuar Flojera Davidhin si gjyqtaren e cila do të drejtojë shqyrtimin e dosjes së njohur si “Partizani”. Ky proces përfshin disa emra të njohur, si ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmeni Xhimi Begeja, Fatmir Bektashi, dhe noterja Andia Pustina. Dosja, e cila përmban 333 fashikuj, u dorëzua pasditen e së martës në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Krimet e Rënda (GJKKO). Gjyqtarja Davidhi ka disa mundësi për të vepruar pas shqyrtimit të aktet e paraqitura nga SPAK. Ajo mund të: Pranojë kërkesën e SPAK dhe të kalojë çështjen për gjykim; Të pranojë kërkesën e avokatëve dhe të pushojë çështjen; Ose mund ta rikthejë dosjen për hetime të mëtejshme, duke kërkuar plotësimin e aktëve. Nëse gjyqtarja Davidhi pranon aktet e dorëzuara nga SPAK, atëherë çështja do të kalojë në fazën e gjykimit të thelluar. Në seancën paraprake, Sali Berisha pritet të kërkojë edhe revokimin e masës së sigurimit, pasi aktualisht ai dhe Jamarbër Malltezi ndodhen nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe të dy kanë mohuar akuzat që u janë ngritur. Nga ana tjetër, Fatmir Bektashi është hetuar nën masën e “detyrimit për t’u paraqitur” në organet kompetente. Ndërkohë, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina janë hetuar në gjendje të lirë. Sali Berisha akuzohet për korrupsion pasiv, ndërsa Jamarbër Malltezi dhe Fatmir Bektashi për korrupsion dhe pastrim parash. Dy të pandehurit e tjerë, Xhimi Begeja dhe Andia Pustina, akuzohen vetëm për pastrim parash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights