Pas shkarkimit të Anuela Ristanit nga kryebashkiaku Erion Veliaj, këtë të martë, 1 shtator, ka dhënë dorëheqjen edhe Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Eldi Hoxha.
Kryebashkiaku Veliaj në vend të tij ka komanduar Alban Dokushin si Sekretar të Përgjithshëm pas vendimit për ta rikthyer në detyrë nga Gjykata Administrative.
Kujtojmë se më 28 gusht, Erion Veliaj me anë të një vendimi, që nga burgu ku ndoshet, shkarkoi nga detyra kryetaren e komanduar të Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani.
Në vendimin e firmosur nga ai, Veliaj argumenton se shkarkimi i saj vjen si pasojë e mozbatimit të urdhrave të tij.
Ndërkohë, ditën e djeshme, pas vendimit të Veliaj, për t’ja hequr të drejtat e deleguara, Ristani deklaroi dorëheqjen si nënkryetare në Bashkinë e Tiranës.
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës, Alban Dokushi u rikthye në detyrë më 13 korrik, pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit, që e cilësoi shkarkimin nga detyra të Dokushit në kundërshtim me ligjin.
Shkarkimi i Dokushit ndodhi një muaj pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj më 10 shkurt dhe drejtimi i Bashkisë i ishte besuar nënkryetares Anuela Ristani. Më 18 mars 2025, Veliaj firmosi largimin nga detyra të Ristanit.
