📻 RADIO ISLAME
🔊
⚙️

Accessibility Settings

🌙 Dark
Contrast
🔄 Invert
Gray
📖 Readable
🔤 Dyslexia
A+
A-
Line +
Line -
Spacing +
Spacing -
Zoom +
Zoom -
🖼️ Img
🔗 Links
H Titles
🛑 Anim
🔇 Mute
🐢 Cursor
🔊 Read
Ilir daja 675x450

Nuk e priti mirë këtë eliminim përballë Pafos, në këtë formë, trajneri i Dinamo City, Ilir Daja. Në konferencë për shtyp, Daja shpërtheu në kritika ndaj gjyqtarit të takimit, ndërsa shtoi se do t’i drejtohen UEFA-s me një notë ankesë:

“Nuk kam parë kurrë një arbitër të tillë në Europë, goli i parë ishte faull, lojtari ynë u gjakos. Gjërat që kam parë këtu janë të nivelit më të ulët që kam hasur në karrierën time. Mund të vërtetoj gjithçka. Do t’i dërgojmë video UEFA-s me gjithçka, madje edhe çfarë ka ndodhur jashtë ndeshjes”, u shpreh Daja.

I kënaqur më këtë rrugëtim të ekipit të tij në Europë u shfaq presidenti i Dinamos, Ardian Bardhi. Në një mesazh drejtuar ekipit dhe stafit teknik, Bardhi shtoi se ekipi meriton respekt për atë që dha në fushë:

Reagimi I Bardhit

“Ky rrugëtim duhet të na bëjë më të fortë dhe më të bindur për atë që mund të arrijmë së bashku. Tani mbyllim kapitullin europian dhe gjithë energjinë tonë e drejtojmë te kampionati. Dinamo ka një objektiv të madh përpara: të luftojë për t’u rikthyer aty ku i takon, te titulli kampion”, lexohet ndër të tjera në reagimin e presidentit të Dinamo City.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

🔴 LIVE TV
Verified by MonsterInsights