if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Edi rama 13 e1752742258914 1024x518

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një tjetër hap të rëndësishëm në rrugën e inovacionit në qeverisje, duke prezantuar Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit.

Në një video të shkurtër të publikuar në rrjetet e tij sociale, Rama shpjegon se si ky institucion i ri po mbledh informacion në të gjithë Shqipërinë për të nisur zbatimin e masave të reja ligjore që synojnë kontrollin efektiv të territorit. Me anë të këtij digjitalizimi sipas kryeministrit, do të thjeshtohet puna e strukturave përkatëse dhe do të bëhen më të vështira praktikat abuzive.

“Ky Kryeinspektoriat do të mbulojë hap pas hapi të gjithë gamën e aktiviteteve shoqërore e shtetërore në territor, nga kontrolli i ndërtimeve tek taksat e tarifat vendore, nga prodhimi bujqësor tek mbrojtja e pyjeve dhe lumenjve, duke e bërë punën e strukturave përkatëse më të lehtë, si edhe duke i bërë zullumet e llojllojshme shumë më të vështira.”-shkruan kryeministri Rama.

Ky zhvillim vjen një javë pasi kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve, në Berat.

Në takimin e 18 korrikut, Rama u shtriu atyre dorën e bashkëpunimit me qeverinë, e sidomos në funksion të aksionit të fundit për lirimin e hapësirave publike.
Plani i kryeministrit Rama është të kalojë kontrollin e territorit në nivelin teknologjik.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights