Polsht 696x400

Policia e Shtetit iu bashkua sot Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Oficerëve të Policisë të Rënë në krye e për shkak të detyrës, vendosur me iniciativë të Sekretariatit të Përgjithshëm të INTERPOL-it.

Sot, në shenjë respekti dhe solidariteti, në të gjitha godinat policore, flamujt ulen në gjysmështizë në kujtim të heronjve.

Përmes një njoftimi, Policia e Shtetit i bashkohet kësaj nisme globale për të nderuar kujtimin dhe sakrificën sublime të kolegëve në mbarë botën, që dhanë jetën në luftën kundër krimit, në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve, rendit dhe sigurisë.

“Kjo ditë na kujton se përballë kriminalitetit, ne qëndrojmë të bashkuar si një forcë e vetme. Fuqia dhe Frymëzimi i Policisë buron nga përkushtimi i atyre që shërbejnë sot dhe nga trashëgimia e pathyeshme e atyre që bënë sakrificën sublime për të mbrojtur jetën me jetë”
FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights